[rev_slider WorkshopMaj15]

Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme periodike për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/FT) Unioni  Financiar Tiranë zhvilloi workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”. Workshop-i u mbajt në ambientet e kompanisë në datën 22 maj 2015, me pjesëmarrjen e punonjësve të UFT, administratorë dhe operatorë të rrjetit të agjencive Unionnet-Western Union, si dhe të ftuar nga Ministria e Financave në rolin e Autoritetit Përgjegjës: Z. Aleks Marku, Përgjegjës i Legjislacionit dhe Zj. Sabiela Seitaj, Analiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parasë.

Nëpërmjet diskutimit dhe analizimit të rasteve konkrete studimore, pjesëmarrësit u njohën me: kuadrin ligjor të PPP/FT; proçesin e financimit të terrorizmit dhe specifikat e tij krahasuar me atë të pastrimit të parave; masat që ndërmerren kundër terrorizmit në shërbimin WU; masat që duhen marrë për të rritur vigjilencën në këtë proçes; etj.