Ujesjellës Kanalizime Kavajë (UKKA).

UFT fillon bashkëpunimin me Ujesjellës Kanalizime Kavajë (UKKA). Faturat e konsumit mujor të ujit për Kavajën mund të paguhen direkt në sistemin ONLINE të UKKA në agjencitë tona duke hequr në çast detyrimin ndaj UKKA. Gjithashtu, ju mund të informoheni për vlerën e detyrimit, si dhe të dokumentoni pagesën tuaj.


Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF).

Zgjerohet gama e pagesave të ujit që mund të kryeni në rrjetin tonë. UFT fillon bashkëpunimin me Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF). Faturat e konsumit mujor të ujit për Fierin mund të paguhen direkt në sistemin ONLINE të UKF në çdo agjenci Unionnet-Western Union duke hequr në çast detyrimin tuaj. Gjithashtu, ju mund të informoheni për vlerën e detyrimit, si dhe të dokumentoni pagesën tuaj.


Mbështetje per Luizën.

UFT vijon mbështetjen për sportin shqiptar. Që nga muaji prill, jemi partner ekskluziv i kampiones së atletikës, Luiza Gega e cila mban rekordin kombëtar për garat e mesme dhe të gjata, si dhe disa rekorde të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Kampionia e Lojrave Olimpike Evropiane vazhdon përgatitjet për pjesëmarrje në një sërë aktivitetesh ndërkombetare të nivelit të lartë, si: “Diamond League” e Shanghai, Kampionati Botëror në Londër 2017, etj. I urojmë Luizës suksese në këto sfida të reja!


Western Union ul komisionet për trasfertat e parave nga Gjermania në Shqipëri dhe Kosovë.

Tani,ju mund të dërgoni para në Shqipëri dhe Kosovë me komisione që fillojnë nga vetëm 7 euro. Përfitoni shërbimin tonë cilësor duke paguar më pak! Zbuloni tarifat tona të reja në wu.com!


Pagesa e faturave Digicom

“Faturat e Digicom për shërbimet Internet, Telefoni dhe IPTV mund të paguhen në mbarë rrjetin Unionnet – Western Union.”


Pagesa e faturave ALBtelecom

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.


Pagesa e faturave të ujit për Tiranën
Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën, si dhe faturat e prapambetura të UKT mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKT(online)
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja

Programi “Gold Card”, Shtator-Dhjetor 2015

Gjatë periudhës shtator-dhjetor 2015 u zhvillua programi promovues 3-mujor për “Gold Card”. Të gjitha agjencitë e rrjetit Unionnet – Western Union u ftuan të marrin pjesë aktive në këtë program. 14 agjencitë me rezultatet më të larta gjatë programit u shpallen fitues. UFT në bashkëpunim dhe me mbështetjen e WU shpërbleu fituesit me një udhëtim turistik në Stamboll, Turqi.


Unioni Financiar Tiranë organizoi sërish seminarin trajnues “Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit” (PPP/FT)
Seminari u zhvillua më 27 nëntor, 2015 në Hotel “Tirana Internacional”. Pjesëmarrës nga 48 agjenci Unionnet – Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë diskutuan dhe analizuan rreziqet dhe procedurat qe duhen ndjekur në praktikë, kur ka dyshime se raste të tilla janë prezente në transaksionet Western Union.

Më Shumë


Pagesa e faturave të ujit të Qarkut Durrës
Faturat e konsumit mujor, si dhe faturat e prapambetura të UKD mund të paguhen menjëherë, me 0 komision, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKD (online))
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKD
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja

UFT zhvillon workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”

Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme periodike për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/FT) Unioni Financiar Tiranë zhvilloi workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”. Workshop-i u mbajt në ambientet e kompanisë në datën 22 maj 2015.

Më Shumë


Tarifat e reja të dërgesave

UFT rinovon planin tarifor për dërgesat në Euro nga Shqipëria për Itali, Greqi, Francë, Gjermani, SHBA dhe Angli. Tarifat e reja janë të vlefshme nga data 8 prill 2015.

Tarifat e Dërgesave


UFT fillon bashkëpunimin me OSHEE

Që nga muaji shkurt, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen menjëherë në të gjithë agjencitë Unionnet – Western Union në Shqipëri që ofrojnë gjithashtu, edhe të gjitha pjesët përbërëse të këtij shërbimi, si: informacion për deyrimin ndaj OSHEE, vulosje të Librezës OSHEE, etj.


Panairi i Punës 2015

UFT merr pjesë në Panairin e Punës 2015, si një ndër kompanitë më të njohura në vend. Panairi zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga dt. 29 prill deri në 1 maj 2015. Në hapjen e këtij eventi morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të kompanive të ndryshme, media, etj.

Më Shumë


Drejtues për një Ditë

UFT mori pjesë në programin e Junior Achievement “Drejtues për një ditë” duke dhënë kontributin personal të drejtuesit më të lartë të kompanisë z.Çollaku – Drejtues Ekzekutiv i UFT, në pasurimin akademik të brezit të ri, mësimin me anë të experiencës dhe shqyrtimin e mundësive për karrierë.

Më Shumë


Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve të Junior Achievement 2015

UFT sponsorizon edicionin e 3të të Panairit dhe Konkursit Kombëtar të Shoqërive të Nxënësve të Junior Achievement zhvilluar ne TEG, më 16 prill 2015.

23 kompanitë më të mira të zotëruara nga nxënësit (mini biznese themeluar dhe drejtuar nga nxënësit) e shkollave të ndryshme të vendit morën pjesë në Panairin Kombëtar.

Më Shumë