[rev_slider shukalexpo]

UFT merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 4-rt të Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB and SHUKO në datat 2-4 nëntor 2016, në Expo City Albania.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është një event i rëndësishëm për shkëmbim informacioni dhe zhvillim rrjeti në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikanë, dhe profesionistë nga biznesi mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes në këtë fushë; shkëmbejnë informacion; dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit në Rajonin e Ballkanit.