Tërheqje parash

Terheqje Parash
Terheqje Parash
Terheqje Parash
Plotësoni formularin Western Union Tërheqje Parash. Shënoni Emrin dhe Mbiemrin tuaj, Qytetin dhe Shtetin nga është realizuar dërgesa e parave, shumën e pritur dhe Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
Dorëzojini punonjësit të Western Union formularin e plotësuar dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.
Punonjësi i Western Union do t’ju japë paratë dhe një kopje të formularit Tërheqje Parash.

Si të tërheqësh para në një Agjenci të Western Union®

Të tërheqësh para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë tani është më e lehtë me mbi 500.000 Agjencitë e Western Union® në të gjithë botën.

Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!

1

Shkoni në agjencinë më të afërt Western Union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Specifkoni emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë, shumën e pritur të parave dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) .

2

Për të proçeduar me transaksionin, operatori do të kontollojë të dhënat tuaja dhe dokumentin e identifkimit. Pasi të jetë siguruar se paratë janë të vlefshme për t’u tërhequr dhe të dhënat tuaja janë në rregull, atëherë operatori do të printojë një faturë “tërheqje parash” për t’u firmosur nga ju.

3

Pasi të verifkojë transaksionin, operatori do t’ju dorëzojë shumën e parave dhe faturën tuaj.

Shënim: Numri i kontrollit të transfertës së parave (MTCN) është një e dhënë e domosdoshme për të kryer tërheqjen e parave në Shqipëri.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë janë gati për t’u tërhequr, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.