Historiku “Unioni Financiar Tiranë”

16 vjet “Unioni Financiar Tiranë”

2010

  • Shtator. Unioni Financiar Tiranë, agjent i Western Union në Shqipëri që prej 16 vitesh, prezanton për klientët e saj programin më të ri, kartën gold!. Ky program u prezantua për gjithë publikun Shqiptar nëpërmjet një eventi dhe njoftimi për shtyp ku ishin të ftuar përfaqësues të Western Union si dhe mediat më të mëdha të Shqipërisë.
  • UFT vazhdon të operojë me sukses duke qëndruar lider në shërbimin e transfertave të parave, tashmë prej 16 vjetësh.
  • UFT zgjeron rrjetin e agjencive Union Net – Western Union me 290 agjenci, duke realizuar kështu një shtrirje të plotë të rrjetit të agjencive në të gjithë Shqipërinë.

2009

  • Shkurt – “Unioni Financiar Tiranë” dhuron 15 pemë gështenja “Bashkisë të Tiranës” për gjelbërimin e rrugës “Sami Frashëri”, duke mbështetur kështu nismën për zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara në kryeqytet.
  • Tashmë rrjeti i agjencive Western Union ka kapur shifrën prej 270 agjencish të gjithë Shqipërinë.

2008

  • Prill – UFT mbështet financiarisht “Caritas Shqiptar” dhe “Fondin Shqiptar të Zhvillimit“, për ndihmë humanitare dhe sociale të të dëmtuarve nga tragjedia si dhe për rindertimin e zonës së Gërdecit pas tragjedisë të 15 Marsit 2008.
  • Nëntor – Nëpërmjet investimeve të përbashkëta të “Unionit Financiar Tiranë”, të “Fondacionit Western Union” dhe nën kujdesin e NGO ”Kujdes për të gjithë”, u bë i mundur realizimi i një projekti për t’ju siguruar banorëve të Gracen në Elbasan, furnizimin me ujë.
  • Western Union vazhdon të jetë sponsor zyrtar “Kombëtares Shqiptare të Futbollit”, duke rinovuar kontratën dhe për periudhën 2008-2010.
  • UFT zgjeron rrjetin me mbi 250 agjenci, duke ofruar shërbimin e shpejtë dhe të sigurtë Western Union® në të gjithë Shqipërinë.

2007

  • Gusht – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Unioni Financiar Tiranë. organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me mjete shkollore në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Promocioni ju drejtua të gjithë klientëve që kryen transferta me shërbimin Western Union me Italinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.
  • Tetor – Përfundon me sukses projekti i realizuar nga Fondacioni Western Union, Unioni Financiar Tiranë. dhe UNDP Albania për ngritjen e laboratorëve kompjuterikë në 5 shkolla publike në Tiranë., Durrës, Elbasan, Vlorë e Shkodër.
  • Western Union vazhdon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
  • UFT ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM nëpërmjet rrjetit të tij, me mbi 200 agjenci në Shqipëri.

2006

  • Western Union rinovon kontraten me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2006-2008.
  • UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin e projektit “E-schools”.
  • 26 Gusht 2006 - UB ofron shërbimin Western Union në gjithë degët e saj.
  • Rrjeti i agjencive WU në Shqipëri arrin në 190.

2005

  • Qershor – UFT sponsorizon turneun “Portokalli” në Itali, Greqi dhe UK.
  • Qershor – UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin për ndërtimin e shkollës së re në Zapod.
  • Tetor – UFT feston 10 vjetorin e tij në Shqipëri.
Unioni Financiar Corner (Zvicër)

2005

  • Maj – Unioni Financiar Corner (Zvicër) regjistrohet si shoqëri anonime në Rregjistrin Tregtar të Gjenevës.
  • Qershor – Unioni Financiar Corner (Zvicër) i jepet statusi ndërmjetës financiar, regjistruar në ARIF (Association Romande des Intermediaires Financiers).
  • Tetor – Unioni Financiar Corner (Zvicër) nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc.
  • 19 Dhjetor – Kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.

2004

  • Shkurt – UFT fillon përdorimin e monedhës EURO për transaksionet Western Union Transfertë Parash.
  • Shtator – Western Union rinovon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2004-2006.
  • Shtator – Christina Gold, Presidente e Western union Financial Services Inc. viziton Shqiperinë.

2003

  • UFT dega Prishtinë, bëhet e pavarur (UFP) dhe fillon të ofrojë shërbimin e pagesave Western Union Money Transfertë Parash.

2002

  • Shkurt – UFT organizon Konferencë e dytë të Agjentëve Shqiptarë.
  • Qershor – UFT nënshkruan marrëveshjen për sponsorizimin e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë të Kupës së Botës të vitit 2002, duke siguruar njohje të lartë të markës Western Union.
  • Shtator. Unioni Financiar Tiranë, agjent i Western Union në Shqipëri që prej 16 vitesh, prezanton për klientët e saj programin më të ri, kartën gold!. Ky program u prezantua për gjithë publikun Shqiptar nëpërmjet një eventi dhe njoftimi për shtyp ku ishin të ftuar përfaqësues të Western Union si dhe mediat më të mëdha të Shqipërisë.
  • UFT vazhdon të operojë me sukses duke qëndruar lider në shërbimin e transfertave të parave, tashmë prej 16 vjetësh.
  • UFT zgjeron rrjetin e agjencive Union Net – Western Union me 290 agjenci, duke realizuar kështu një shtrirje të plotë të rrjetit të agjencive në të gjithë Shqipërinë.

2001

  • Janar – UFT organizon konferencën e parë të agjentëve në Shqipëri dhe i hap rrugën krijimit të një tradite.
  • Mars – UFT dhe Western Union Financial Services Inc. përfundojnë marrveshjen e sponsorizimit duke mbështetur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe marrin statusin e Sponsorit Zyrtar të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit për periudhën 2000-2004.

2000

  • UFT hap degën e saj në Kosove, të quajtur UFT Dega Kosovë dhe nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. duke autorizuar UFT për ofrimin e shërbimit Western Union Transfertë Parash në Kosovë.

1999

  • Gusht – UFT nënshkruan me Western Union Financial Services Inc. marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë.
  • Tetor – UFT merr licensën për të operuar si institucion financiar, jo-bankë.
  • Dhjetor – UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke i dhënë aksesin Alba Postës të ofrojë shërbimin Western Union Transfertë Parash në të gjithë rrjetin e saj postar.

1997

  • Shtator – UFT ofron shërbimin e Western Union Transfertë Parash nëpërmjet agjencisë së saj në qytetin e Korçës.

1995

  • 06 Mars – UFT themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
  • Qershor – UFT nënshkruan marrëveshjen me Western Union Financial Services Inc. për ofrimin e shërbimeve Western Union Transfertë Parash në Shqipëri.
  • Shtator – UFT merr nga Banka e Shqipërise Liçensën për të operuar si “Zyrë Këmbimi Valutor”.
  • 23 Tetor – Në Shqipëri kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.