[rev_slider WorkshopNentor15]

Unioni Financiar Tiranë organizoi sërish seminarin trajnues “Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit” (PPP/FT). Seminari u zhvillua më 27 nëntor, 2015 në Hotel “Tirana Internacional”. Pjesëmarrës nga 48 agjenci Unionnet – Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë diskutuan dhe analizuan rreziqet dhe procedurat qe duhen ndjekur në praktikë, kur ka dyshime se raste të tilla janë prezente në transaksionet Western Union.