Në rrjetin e gjerë të agjencive Unionnet – Western Union, ju mund të kryeni pagesat e mëposhtme:

  • PAGESA E FATURAVE DIGICOM
    Faturat e shërbimeve Digicom mund të paguhen në mbarë rrjetin Unionnet – Western Union.
  • PAGESA E FATURAVE TË OSHEE

Tani faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani menjëherë me 0 (zero) komision në çdo agjenci Unionnet – Western Union.

Paguani dhe informohuni me shërbimin tonë të shpejtë dhe të sigurt në të gjithë Shqipërinë!

Me paraqitjen e Librezës OSHEE, apo faturës së energjisë elektrike ju mund të:

  1. Paguani faturën e energjisë ONLINE
  2. Hiqni në çast detyrimin ndaj OSHEE
  3. Informoheni mbi detyrimet e prapambetura dhe kamatvonesat
  4. Shërbeheni pa kufizime orari, 7 ditë në javë

Gjithçka me 0 (zero) komision!

Kujdes! Pas kryerjes së pagesës ju do të pajiseni me mandatin që vërteton këtë veprim dhe mund të vulosni Librezën OSHEE. Ruajeni mandatin si provë të shlyerjes së detyrimit tuaj!
  • PAGESA E FATURAVE TË UJIT

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën dhe Durrësin, si dhe faturat e prapambetura të UKT dhe UKD mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

  1. Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  2. Paguani direkt në sistemin e UKT dhe UKD (online)
  3. Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT dhe UKD
  4. Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
  • PAGESA E FATURAVE ALBtelecom

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.

  • PAGESA E GJOBAVE TË KUNDRAVAJTJEVE RRUGORE

Në të gjitha Agjencitë Unionnet – Western Union, ju mund të bëni:

  1. Kontrollin për gjobat e kundravajtjeve rrugore në sistem (ONLINE)
  2. Kryerjen e Pagesës së Gjobës
  3. Verifikimin për heqjen e gjobës në momentin e pagesës (ONLINE)
  • PAGESA PËR FATURAT E NUMRAVE ME KONTRATË TË PLUS COMMUNICATION
  • QUICK PAY – Një zgjidhje për pagesat globale

Western Union® Quick PaySM – Tërheqja e pagesave në të gjithë botën.

Shërbimi Western Union® Quick PaySM ju lejon klientëve në të gjithe botën të kryejnë pagesat e mëposhtme në mënyrë elektronike në kompaninë tuaj.

  1. Për të paguar faturat tuaja
  2. Për të likujduar sa më shpejt detyrimet tuaja
  3. Për të kryer pagesa të shpejta të kredive
  4. Për të kryer pagesat për abonime

Vini re: Kompania juaj duhet të ketë marrëdhënie kontraktuale tregtare me Western Union.

Ky shërbim kryen transfertën e pagesave tuaja në mënyrë elektronike brenda disa minutash, eleminon vonesat, si dhe ka komisione më të ulta se çdo lloj trasferte tjetër. Paratë konvertohen automatikisht në monedhën lokale (në ato vende ku është e aplikueshme), kështu që kur ju kryeni një transfertë të tillë, ju e dini se sa është vlera e pagesës tuaj në monedhë të huaj.

Si funksionon:

  1. Bëni pagesën tuaj me para në dorë në pikën më të afërt të Western Union, plotësoni formularin Quick Pay me ngjyrë blu, paguani një shumë që është fikse dhe merrni faturën.
  2. Disa minuta më vonë, kompania për të cilën ju dërgoni paratë, merr konfirmimin e pagesës suaj. Western Union i depoziton paratë në mënyrë të drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të kompanisë, ose kompania e merr pagesën me anën e një çeku që i dërgohet në zyrat e saj.

Për më tepër informacion mbi Western Union® Quick PaySM, vizitoni faqen e internetit: www.payment-solutions.com

  • WESTERN UNION® QUICK CASH®

Në qoftë se biznesi juaj ka nevojë që të lëvizë shpejt, përdorni shërbimin Western Union® Quick Cash®.

Ky shërbim transfertash ju mundëson të kryeni pagesa të vetme ose të shumëfishta në të gjithë botën, drejtpërdrejt nga kompjuteri personal i zyrës suaj. Paratë mund të dërgohen në mënyrë virtuale kudo, me anë të mbi 500.000 agjentëve të Western Union me vendndodhje në të gjithë globin. Brenda disa minutave pas kryerjes së transfertës, Marrësi mund të tërheqë pagesën në CASH në monedhën e tij lokale pranë Agjencisë ku dëshiron.

Për më shumë informacion mbi Western Union® Quick Cash®, vizitoni faqen e internetit: www.payment-solutions.com