Programi Gold Card
Rregullat & Kushtet
KËTO RREGULLA DHE KUSHTE APLIKOHEN DHE JANË TË VLEFSHME PËR PJESËMARRJEN TUAJ NË PROGRAMIN E GOLD CARD (“PROGRAMI”).
JU DUHET TË JENI INDIVIDË TË MOSHËS 18 VJEÇ E SIPËR PËR TË HYRË NË PROGRAM. NËSE JU JENI BANUES NË SHQIPËRI PJESËMARRJA JUAJ NË PROGRAM DO TË JETË E VLEFSHME SIPAS KËTYRE RREGULLAVE DHE KUSHTEVE. ËSHTË E RËNDËSISHME QË JU TË LEXONI DHE TË KUPTONI KËTO RREGULLA DHE KUSHTE. SI ÇDO PJESËMARRËS NË PROGRAM DUHET TË TREGONI QË I PRANONI KËTO RREGULLA DHE KUSHTE. NËSE JU NUK JENI DAKORT ME KËTO RREGULLA DHE KUSHTE, MOS HYNI NË PROGRAM.
- 1. Programi është i hapur vetëm për individë të moshës 18 vjeç e sipër dhe që janë banues në Shqipëri. Punonjësit ose çdokush i përfshirë në krijimin e këtij programi dhe punonjësit ose anëtarët e pjesëtarëve të familjes së punonjësit të Western Union janë të përjashtuar nga hyrja në Program.
- 2. Në këtë Program do të pranohet vetëm një aplikim për person.
- 3. Programi do të fillojë zbatimin në 1 Tetor 2012 dhe do të mbyllet në 31 Janar 2013 në orën 11:59 GMT.
- 4. Për të hyrë në Program ju duhet të dërgoni ose të tërhiqni transaksione duke përdorur Gold Card.
- 5. Promovuesi nuk pranon përgjegjësinë për probleme apo dështime të çdo lloji, si të: rrjetit, kompjuterit, pajisjeve ose programit, që mund të kufizojë ose vonojë dërgimin ose marrjen e çdo hyrjeje. Hyrja nuk mund të dërgohet nëpërmjet agjentëve ose palëve të treta. Hyrjet e papërfunduara do të skualifikohen dhe nuk do të llogariten.
- 6. Fituesi do të selektohet në adresën: Unioni Financiar Tiranë, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 8, Autocity, Gjokaj, Tiranë, Shqipëri.
Do të përzgjidhen 300 fitues:- a) Fituesit do të përzgjidhen duke u bazuar mbi numrin e transaksioneve të Gold Card. Vetëm 300 të përzgjedhurit me numrin më të lartë të transaksioneve përgjatë periudhës së programit do të shpërblehen me dhuratat sipas 3 kategorive.
- 7. Fituesit do të njoftohen nëpërmjet telefonit, postës ose emailit.
- 8. Dhuratat do të jenë nga 3 kategoritë e mëposhtme:
Kategoria për çmimet e Para: Opsionet për 100 klientet e parë të cilët përdorin Gold Card me numrin më të lartë të transaksioneve*
- 1. 1 (një) Aparat Telefonik Plus + 1 (një) Kartë Sim Plus
- 2. 1 (një) Aparat Telefonik Plus & 1 (një) Kartë Sim Plus & 1 (një) Kartë Abonim Satelit 1 (një) Mujor i Plotë, në Platformën Digit Alb.
- 3. 1 (një) Kartë abonimi Premium 3 (tre) mujore në Platformën Digit Alb dhe SS & 1 (një) Aparat Telefonik Plus + 1 (një) Kartë Sim Plus
- 4. Abonim Tokësor i Plotë, 12 (dymbëdhjetë) mujor & 3 (tre) Karta Plus (minuta falas me 1 (një) nga Shtetet si: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, SHBA e Kanadanë)
- 5. 1 (një ) Kartë abonimi Premium HD 3 (tre) mujore në Platformën Digit Alb & 3 (tre) Karta Plus (minuta falas me 1 (një) nga Shtetet si: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, SHBA e Kanadanë)
Kategoria për çmimet e Dyta: Opsionet për klientet e Gold Card me numrin më të lartë të transaksioneve midis 100-200*
- 1. 1 (një) Aparat Telefonik Plus & 1 (një) Kartë Sim Plus + 2 (dy) Karta Plus (minuta falas me 1 (një) nga Shtetet si: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, SHBA e Kanadanë)
- 2. 1 (një) Kartë abonimi Tokësor 3 (tre) mujor i Plotë në Platformën Digit Alb & 1 (një) Aparat Telefonik Plus + 1 (një Kartë Sim Plus)
- 3. 1 (një) Aparat Telefonik Plus + 1 (një) Kartë Sim Plus + 1 (një) Kartë abonimi Tokësor 3 (tre) mujor i Plotë në Platformën Digit Alb
- 4. 1 (një) Aparat Telefonik Plus + 1 (një) Kartë Sim Plus + 1 (një) abonim Satelitor 1 (një) mujor i plotë, në Platformën Digit Alb
Kategoria për çmimet e Treta: Opsionet për klientet e Gold Card me numrin më të lartë të transaksioneve midis 200-300*
- 1. 1 (një) Aparat Telefonik Plus & 1 (një) Kartë Sim Plus
- 2. 1 (një) Aparat Telefonik Plus & 1 (një) Kartë Sim Plus & 1 (një) Kartë Gold Paketë e Thjeshtë
- 3. 1 (një) Kartë abonimi Tokësor 3 (tre) mujor i Plotë në Platformën Digit Alb & 2 (dy) Karta Plus (minuta falas me 1 (një) nga Shtetet si: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, SHBA e Kanadanë)
*Klientët fitues kanë të drejtën e përzgjedhes së një prej opsioneve të mësipërme.
- 9. Promovuesi ruan të drejtën të zëvendësojë dhuratat (ose çdo pjesë të tyre), për një çmim (ose çmime) ekuvalente me një vlerë më të madhe monetare, nëse kjo është e nevojshme për arsye përtej kontrollit të tij. Nuk ka asnjë alternativë monetare në cash për dhuratën (at), (ose çdo pjesë të tyre) dhe në rast se nuk është rënë dakord ndryshe me shkrim, çmimet janë të pakthyeshme dhe jo të transferueshme.
- 10. Promovuesi nuk do të jetë përgjegjës për çmimet që nuk arrijnë fituesit për arsye jashtë kontrollit përgjegjës të Promovuesit.
- 11. Nëse ndonjë fitues nuk është në gjendje, për cilëndo arsye të pranojë çmimin, ose nuk mund të kontaktohet për 14 ditë nga data e nxjerrjes së çmimit, Promovuesi ruan të drejtën për t’i dhënë çmimin dikujt tjetër që ka rënë dakort me rregullat dhe kushtet e vëna.
- 12. Vendimi i Promovuesit (dhe, kur është e përshtatshme, çdo vendim gjykate), do të jetë final dhe detyrues për të gjithë Hyrësit. Asnjë korrespondencë tjetër nuk do të konsiderohet. Hyrjet që nuk përputhen me rregullat e kushtet e vendosura do të skualifikohen.
- 13. Përveç se në rast vdekje ose plagosje personale të cilat rrjedhin nga neglizhenca, ose në raste të mashtrimeve, dhe për aq sa është e lejon ligji, Promovuesi dhe agjentët e kompanitë ortake, e përjashtojnë përgjegjësinë për çdo detyrim i cili rrjedh nga:
- a) çdo shtyrje ose anullim të çdo konkurence me të cilën lidhen këto rregulla dhe kushte;
- b) çdo ndryshim në, shpërblim nga, ose përdorim të çmimit;
- c) çdo veprim apo kundërvajtje e një personi (kompanie) të tretë, e cila është përtej
kontrollit përgjegjës të Promovuesit.
- 14. Detajet për emrat dhe qytetet e fituesve do të jenë në dispozicion për rreth një muaj pas mbylljes së Programit, duke i shkruar Promovuesit në adresën e mëposhtme, duke deklaruar emrin dhe datën e Programit ose duke vizituar http://www.unionifinanciar.al.
- 15. Promovuesi do të përdorë çdo hyrje personale, për qëllim administrimi në këtë konkurrim.
- 16. Duke marrë pjesë në program, ju deklaroni të jeni dakort që Promovuesi mund të ruajë, tërheqë, aksesojë, përpunojë, transmetojë dhe përdorë të gjithë informacionet rreth jush të dhënë nga ju në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në Program. Western Union do të përdorë informacionin në përpudhje me Legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
- 17. Të dhënat tuaja personale mund të mbahen nga Promovuesi për këto qëllime në vendet jashtë EEA, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë më pak ligje të rrepta për mbrojtjen e të dhënave.
- 18. Konkurentët bien dakord për të marrë pjesë në publicitet shtesë pa pagesë (përfshirë fotografimet dhe intervistat) që shoqërojnë ose që rezultojnë nga Promovimi, nëse Promovuesi ua kërkon. Promovuesi gëzon të drejtën (por nuk është i detyruar) të përdorë, biografinë, emrin dhe pamjen e fituesit (ve) në lidhje me promovimin për qëllime publicitare apo editoriale në ndonjë media në të gjithë botën.
- 19. Promovuesi ruan të drejtën t’i ndryshojë Rregullat e Kushtet në çdo kohë.
- 20. Ky promovim, dhe çdo mosmarrëveshje ose pretendim që lind nga ai ose në lidhje me të, do të drejtohet dhe interpretohet në përputhje me ligjin shqiptar. Ju pranoni në mënyre të pakthyeshme që gjykatat e Shqipërisë do të kenë juridiksion ekskluziv për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ose pretendim që lind nga ky program ose në lidhje me këtë program.
Promovuesi: Unioni Financiar Tiranë
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Autocity, km 8, Gjokaj, Tiranë, Shqipëri.
Tel. + 355 2 234 979
Web. www.unionifinanciar.al


