Dërgesë parash

Si të dërgosh para nga një Agjenci e Western Union®

Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 500.000 agjenciWestern Union® në të gjithë botën.

1
2
3
Plotësoni formularin Western Union “Dërgesë Parash”.
Dorëzojini punonjësit të Western Union formularin e plotësuar, paratë që ju doni të dërgoni, komisionin e transfertës dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.
Punonjësi i Western Union do të regjistrojë informacionin.
4
5
Punonjësi i Western Union ju jep Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit “Dërgesë Parash”.
Telefononi Marrësin për t’i treguar atij/asaj shumën e parave të dërguara dhe Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).

Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!

1
Shkoni në agjencinë më të afërt Western Union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Komunikojini gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vendin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni.
2
Të dhënat tuaja do të regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë faturën paraprake “dërgesë parash”.
3
Kontrolloni nëse informacioni në faturën “dërgesë parash” është në rregull dhe më pas ju mund ta firmosni këtë dokument.
4
Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe faturën e firmosur, operatori do t’ju kthejë dokumentin tuaj të identifkimit së bashku me faturën “dërgesë parash”, ku janë specifkuar 10 shifrat numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.
5
Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN). Më pas ju mund të telefononi marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci Western Union. Në vendin e marrësit, në menyrë që të tërheqë paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifkimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).
* në varësi të orareve të punës të agjencive dhe ndryshimeve në orën lokale.

Kontrolloni statusin e transfertës suaj

Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar nëse transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking të Western Union®.

Dërgesë Parash me Internet

Western Union® ju ofron mundësinë të kryeni transfertë parash me anë të internetit.

Shënim: Ky shërbim për momentin është i përdorshëm vetëm në gjuhën angleze.

Shërbimi i transfertës on-line me internet bëhet vetëm për transfertat që dërgohen nga SH.B.A. Në këtë rast, mund të jenë të aplikueshme kufizime të tjera.
Për të dërguar para me anë të Internetit klikoni këtu.