Si të dërgosh para nga një Agjenci e Western Union®
Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 412,000 Agjenci të Western Union® në të gjithë botën.
Tani kryerja e transaksionit pa nevojën e plotësimit të formularit është më e thjeshtë dhe më e shpejtë!
- Shkoni në agjencinë më të afërt western union dhe dorëzoni tek operatori një dokument të vlefshëm identifkimi. Komunikojini gojarisht emrin dhe mbiemrin e marrësit, vëndin ku do të dërgoni paratë dhe shumën që doni të dërgoni.
- Të dhënat tuaja do te regjistrohen në sistem dhe operatori do t’ju dorëzojë faturën paraprake “dërgesë parash”.
- Kontrolloni nëse informacioni në faturën “dërgesë parash” është në rregull dhe më pas ju mund ta firmosni këtë dokument.
- Pasi të keni dorëzuar shumën që do të dërgoni dhe faturën e firmosur, operatori do t’ju kthejë dokumentin tuaj të identifkimit së bashku me faturën “dërgesë parash”, ku janë specifkuar 10 shifrat numrit të kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe shuma e dërguar.
- Paratë do të jenë të vlefshme për t’u tërhequr në pak minuta* pasi ju të keni marrë numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN). Më pas ju mund të telefononi marrësin dhe ta njoftoni se paratë mund të tërhiqen në çdo agjenci western union. Në vendin e marrësit. në menyrë që të tërheqë paratë, marrësi duhet të ketë një dokument të vlefshëm identifkimi, emrin dhe mbiemrin e dërguesit, vendin nga janë dërguar paratë dhe shumën e pritur të parave. Gjithashtu marrësi duhet të njoftohet që të paraqesë dhe numrin e saktë të kontrollit të transfertës së parave (MTCN).
* në varësi të orareve të punës të agjencive dhe ndryshimeve në orën lokale. |