2018
Janar

Ne vijim te angazhimeve tona për mbështetjen e iniciativave për trajtimin e problematikave sociale në Shqipëri, UFT u bë pjesë e kontributit për viktimat e trafikimit dhe dhunës, me pjesëmarrjen në Koncertin e Bamirësisë “Ende ka jetë”. Koncerti u zhvillua më 31 Janar 2018, në mjediset e Katedrales Ortodokse në Tiranë, me performancat e veçanta nga Aurela Gaçe, Elton Deda, etj. Në event morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Z. Meta dhe politikanë të tjerë.

2017
tetor

Luiza Gega thyen rekordin në Maratonën e Tiranës që u zhvillua me 15 tetor 2017, me pjesëmarrjen e atletëve dhe vrapuesve të tjerë nga vendi dhe bota.

Me mbështetjen tonë për kampionen, ne jemi krenarë për rezultatet e saj dhe sukseset e njëpasnjëshme. Sëbashku vazhdojmë rrugën drejt rekordeve të reja!

2017
prill

UFT vijon mbështetjen për sportin shqiptar. Që nga muaji prill, jemi partner ekskluziv i kampiones së atletikës, Luiza Gega e cila mban rekordin kombëtar për garat e mesme dhe të gjata, si dhe disa rekorde të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kampionia e Lojrave Olimpike Evropiane vazhdon përgatitjet për pjesëmarrje në një sërë aktivitetesh ndërkombetare të nivelit të lartë, si: “Diamond League” e Shanghai, Kampionati Botëror në Londër 2017, etj. I urojmë Luizës suksese në këto sfida të reja!

2015
qershor

UFT mori pjesë si një nga donatorët e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës në darkën e bamirësisë “Darkë për Nënat dhe Fëmijët” në hotel “Doro City” më 3 qershor. Darka u organizua nga Bordi i Fondacionit. Përfaqësues nga qeveria shqiptare, trupi diplomatik, biznese ndërkombëtare dhe lokale u bashkuan në mbështetje të misionit të Fondacionit.

2015
maj

UFT merr pjesë në Panairin e Punës 2015, si një ndër kompanitë më të njohura në vend. Panairi zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve nga dt. 29 prill deri në 1 maj 2015. Në hapjen e këtij eventi morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të kompanive të ndryshme, media, etj. Më shumë…

2015
prill

UFT sponsorizon edicionin e 3të të Panairit dhe Konkursit Kombëtar të Shoqërive të Nxënësve të Junior Achievement zhvilluar ne TEG, më 16 prill 2015.

23 kompanitë më të mira të zotëruara nga nxënësit (mini biznese themeluar dhe drejtuar nga nxënësit) e shkollave të ndryshme të vendit morën pjesë në Panairin Kombëtar. Më shumë…

2015
prill

UFT mori pjesë në programin e Junior Achievement “Drejtues për një ditë” duke dhënë kontributin personal të drejtuesit më të lartë të kompanisë z.Çollaku – Drejtues Ekzekutiv i UFT, në pasurimin akademik të brezit të ri, mësimin me anë të experiencës dhe shqyrtimin e mundësive për karrierë.  Më shumë…

2014

UFT sponsorizoi Fondacionin në Ndihmë të Pacientit për mbështetjen financiare të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve të tyre.

Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, UFT i akordoi Shoqatës “Martirë të Policisë së Shtetit” mbështetje financiare për familjet e policëve të vrarë.

2013

UFT sponsorizoi Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës “Mbretëresha Geraldinë”.

2012

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë UFT sponsorizoi koncertin festiv me muzikë Live në Teatro Nuova, Torino, Italy, organizuar nga shoqata “Balkan Dream Music” në bashkëpunim me A&D s.a.s Torino me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Sidrit Bejleri, Era Rusi, Denisa Gjezo, Sazan Micani, 6 instrumentistë dhe udhëheqës artistik Altin Shehu.

2010

UFT mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit si sponsori zyrtar i skuadrës kombëtare shqiptare për të 10-in vit radhazi.

2009

UFT i dhuron 15 pemë gështenje Bashkisë Tiranë për gjelbërimin e rrugës “Sami Frashëri”, duke mbështetur kështu nismën për zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara në kryeqytet.

2008

Nëpërmjet investimeve të përbashkëta të UFT, Fondacionit “Western Union” dhe nën kujdesin e NGO ”Kujdes për të gjithë”, u bë i mundur realizimi i projektit për t’iu siguruar banorëve të fshatit Gracen në Elbasan, furnizimin me ujë.

UFT mbështet financiarisht “Caritasin Shqiptar” dhe “Fondin Shqiptar të Zhvillimit” për ndihmat humanitare dhe sociale për viktimat e tragjedisë së Gërdecit, si dhe rindërtimin kësaj zone, pas tragjedisë të 15 Marsit, 2008.

2007

Përfundon me sukses projekti për ngritjen e laboratorëve kompjuterikë në 5 shkolla publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Shkodër. Ky projekt u realizua nga Fondacioni “Western Union”, UFT dhe UNDP Albania.

Union Group sponsorizoi aktivitetin më të fundit dhe më në zë, tourin “GumBall 3000”, që përshkoi tërë Evroën.

2006

Me rastin e festave të fundvitit, UFT mbështet fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

UFT organizoi shorteun e Kampionatit Botëror të Futbollit për TV LCD, uniforma të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, dhe artikuj të tjerë promocionalë.

Mbështetje për aktivitete kulturore:

  • Koncerti vokal-instrumental i sopranos Majlinda Laska dhe pianistes Laura Kushta organizuar në Tiranë dhe Durrës
  • Ekspozitën “World Press Photo”
  • Albumin e piktores Rudina Proda
  • Mbrëmjen humanitare në ndihmë të grave viktimë e dhunës në familje.
  • Dramën “Për një fjalë goje” të rregjizorit Arben Kumbaro
  • Koncertet e verës “Top Records” të zhvilluara në Tiranë, Durrës, Shkodër, Ulqin, Pogradec, Vlorë, Sarandë dhe Elbasan.
2005

Fondacioni “Western Union”, UFT dhe UNDP, realizojnë me sukses projektin për ndërtimin e shkollës në Zapod, Kukës dhe blerjen e pajisjeve bazë.

UFT organizoi shorteun dhe shpalli fituesit për një makinë të tipit “Seat Ibiza”, dy televizorë LCD dhe 100 aparate Digitalb me një vit abonim duke përfshirë edhe Kampionatin Botëror të Futbollit 2006.

Mbështetje financiare për fëmijët e viktimave të minave në Kukës.

Mbështetje për aktivitete kulturore:

  • Koncertin e tre tenorëve shqiptarë Kastriot Tusha, Adrian Xhema dhe Josif Gjipali në Greqi.
  • Albumin “Albania through art”
  • Libra dhuratë për bibliotekën e gjimnazit “Abdyl Frashëri” në Malishevë.
2004

UFT mbështeti:

• prodhimin e filmit për Nënë Terezën
• Konkursin “Këngët e Tokës“

2003

Mbështetje financiare për:

  • Koncertin “Tre Tenorët“
  • Konkursin “Këngët e tokës“
  • Koncertin e tenorit Josif Gjipali
  • Shoqatën Sportive Studentore Shqiptare në “Universiadën e sportive mbarëkombëtare“
  • Spektaklin “Miss & Mister Albania”
2002

UFT sponsorizon transmetimin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2002 në Shqipëri dhe Kosovë.

2001

UFT dhe Western Union Financial Services Inc. marrin statusin e sponsorit zyrtar të kombëtares shqiptare të futbollit.