Unioni Financiar Tiranë

Unioni Financiar Tiranë (UFT) është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë që nga viti 1995, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Zvicër duke ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe të besueshme.

2018
Maj

UFT fillon bashkëpunimin me Ujesjellës Kanalizime Kavajë (UKKA). Faturat e konsumit mujor të ujit për Kavajën mund të paguhen direkt në sistemin ONLINE të UKKA në agjencitë tona duke hequr në çast detyrimin ndaj UKKA. Gjithashtu, ju mund të informoheni për vlerën e detyrimit, si dhe të dokumentoni pagesën tuaj.

2018
Maj

Zgjerohet gama e pagesave të ujit që mund të kryeni në rrjetin tonë. UFT fillon bashkëpunimin me Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF). Faturat e konsumit mujor të ujit për Fierin mund të paguhen direkt në sistemin ONLINE të UKF në çdo agjenci Unionnet-Western Union duke hequr në çast detyrimin tuaj. Gjithashtu, ju mund të informoheni për vlerën e detyrimit, si dhe të dokumentoni pagesën tuaj.

2018
Prill

Këstet e kredive nga Iutecredit paguhen në agjencitë tona. Gjithashtu, në Unionnet-Western Union mund të tërhiqet edhe shuma e plotë e kredise së aprovuar.

2018
Mars

Fillon bashkëpunimi me Union Bank. Këstet e kredive të Union Bank mund të paguhen në çdo agjenci Unionnet – Western Union. Pagesa kryhet shpejt duke u pasqyruar direkt në llogarinë bankare.

2017
shkurt

Western Union ul komisionet për trasfertat e parave nga Gjermania në Shqipëri dhe Kosovë.Tani,ju mund të dërgoni para në Shqipëri dhe Kosovë me komisione që fillojnë nga vetëm 7 euro. Përfitoni shërbimin tonë cilësor duke paguar më pak! Zbuloni tarifat tona të reja në wu.com!

2016 nëntor

Western Union në bashkëpunim me UFT organizuan Ceremoninë Finale të Programit VIP 2016. Tridhjetë agjenci nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë në programin rajonal gjatë vitit 2016. Agjencitë me performancën më të mirë dhe rritjen më të madhe gjatë këtij viti morën çmimet speciale dhe u ftuan të festonin arritjet e tyre në Ceremoninë Finale dhe Darkën Gala organizuar për këtë rast. Më shumë

2016 nëntor

UFT fillon bashkëpunimin me ALBtelecom për kryerjen e arkëtimeve të faturave në rrjetin Unionnet-Western Union. Tashmë, në të gjitha agjencitë tona mund të paguhen faturat ALBtelecom të telefonisë fikse, internetit dhe shërbimit IPTV. Gjithashtu, të gjithë abonentët e Eagle Mobile me kontratë, mund të kryejnë edhe pagesat e faturave të telefonisë së lëvizshme.

 

2016 nëntor

UFT merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 4-rt të Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB and SHUKO në datat 2-4 nëntor 2016, në Expo City Albania.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është një event i rëndësishëm për shkëmbim informacioni dhe zhvillim rrjeti në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë. Më shumë…

2016
maj

Faturat e konsumit mujor të ujit për Tiranën, si dhe faturat e prapambetura të UKT mund të paguhen menjëherë, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKT(online)
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKT
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
2016
mars

Unioni Financiar Tirane organizoi trajnimin për Parandalimin e Financimit të Terrorizmit në shërbimin Western Union. Trajnimi u zhvillua më, 11 mars 2016 në Hotel “Tirana Internacional”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 48 agjenci Unionnet-Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues të lartë të Western Union global, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Më shumë …

2015
nëntor

Unioni Financiar Tiranë organizoi sërish seminarin trajnues “Parandalimi i Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit” (PPP/FT). Seminari u zhvillua më 27 nëntor, 2015 në Hotel “Tirana Internacional”. Pjesëmarrës nga 48 agjenci Unionnet – Western Union, punonjës të UFT, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë diskutuan dhe analizuan rreziqet dhe procedurat qe duhen ndjekur në praktikë, kur ka dyshime se raste të tilla janë prezente në transaksionet Western Union. Më shumë…

2015
shtator

Faturat e konsumit mujor, si dhe faturat e prapambetura të UKD mund të paguhen menjëherë, me 0 komision, në të gjitha agjencitë Unionnet-Western Union, ku mund të:

  • Informoheni mbi vlerën e detyrimit
  • Paguani direkt në sistemin e UKD (online)
  • Hiqni në çast detyrimin ndaj UKD
  • Dokumentoni pagesën e faturave tuaja
2015
maj

Në vijim të trajnimeve të vazhdueshme periodike për Parandalimin e Pastrimit të Parasë dhe Financimit të Terrorizmit (PPP/FT) Unioni Financiar Tiranë zhvilloi workshop-in me temë “Zbatimi praktik i legjislacionit mbi PPP/FT përmes rasteve studimore në shërbimin Western Union”. Workshop-i u mbajt në ambientet e kompanisë në datën 22 maj 2015, me pjesëmarrjen e punonjësve të UFT, administratorë dhe operatorë të rrjetit të agjencive Unionnet-Western Union, si dhe të ftuar nga Ministria e Financave… Më shumë…

2015
prill

Tarifat e reja të dërgesave
UFT rinovon planin tarifor për dërgesat në Euro nga Shqipëria për Itali, Greqi, Francë, Gjermani, SHBA dhe Angli. Tarifat e reja janë të vlefshme nga data 8 prill 2015.
[Tarifat e dërgesave]

2015

Që nga muaji shkurt, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen menjëherë në të gjithë agjencitë Unionnet – Western Union në Shqipëri që ofrojnë gjithashtu, edhe të gjitha pjesët përbërëse të këtij shërbimi, si: informacion për deyrimin ndaj OSHEE, vulosje të Librezës OSHEE, etj.

UFT vazhdon të mbetet institucioni financiar jo-bankar lider në shërbimin e transfertave të parave dhe pagesave me një rrjet agjencish të konsoliduar në të gjithë vendin, me një mbulim optimal të të gjithë zonave urbane dhe rurale në Shqipëri, duke ofruar shërbime të standardeve ndërkombëtare edhe në rajonet më të largëta.

2014

Tashmë UFT ofron Pagesën e Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore online duke qenë kompania e parë financiare në Shqipëri që ofron shërbimin online.

Sipas një studimi të kryer nga një agjenci e mirënjohur në fushën e kërkimeve rezultoi se Western Union vazhdon të jetë shërbimi më i kërkuar për transfertat e parave në Shqipëri. Shumica e personave që marrin para nga jashtë vendit zgjedhin gjerësisht shëbimet Western Union ndër mundësitë e tjera që ofrohen. Përsa i përket cilësisë së shërbimit dhe trajtimit të klientit, mbizotëron opinioni pozitiv duke u cilësuar si cilësor dhe i shpejtë.

UFT fillon procesin e rinovimit të komunikimit në të gjithë rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union.

2013

Organizohet aktiviteti i tretë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në rezortin turistik të Llogarasë.

UFT ofron shërbimin e pagesës së taksave të Bashkisë Tiranë në të gjithë rrjetin Unionnet – Western Union.

UFT merr pjesë në edicionin e 13-të të Panairit të Punës organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, një aktivitet mjaft efiçent në përmirësimin e tregut të punës në Shqipëri.

2012

Rrjeti i agjencive Unionnet – Western Union zgjerohet me 12 agjenci të reja.

UFT merr çmimin “Përdorimi më i mirë i fushatës WU-Moving Money for Better” nga ekipi i Evropës Juglindore, si vlerësim për punën dhe performancën në biznesin e Western Union. 14 Shtator 2012, Dubrovnik, Kroaci.

UFT merr pjesë në edicionin e 5-të të Panairit të Punës organizuar nga Universiteti i New York në Tiranë, si një përpjekje e vazhdueshme për të sjellë pranë brezit të ri vlerat dhe standardet ndërkombëtare.

2011

Agjencia DPA në QTU u zgjodh ndër agjencitë më të mira gjatë fushatës “WU–YES!” me çmimin “Best of the Best Location 2011”. 6 tetor 2011, Rovinj, Kroaci.

UFT fillon shërbimin e pagesave të faturave të numrave celularë PLUS me kontratë në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union.

Ekipi i Evropës Juglindore i jep UFT çmimin “Brandimi më i mirë i agjencive me fushatën WU – YES! si vlerësim për dedikimin, angazhimin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme, duke bërë që Western Union të jetë një markë më e dallueshme dhe tërheqëse.

Organizohet aktiviteti i dytë i ndarjes së çmimeve të programit Gold Card! në një rezort turistik në malin e Dajtit.

2010

Fillon programi i besnikërisë Gold Card! prezantuar për publikun shqiptar me një aktivitet të posaçëm dhe konferencë për shtyp, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Western Union dhe mediat më të ndjekura në Shqipëri, pasuar nga aktivitete promocionale në të gjithë rrjetin e agjencive.

UFT fillon të ofrojë shërbimin e pagesës së Gjobave të Kundravajtjeve Rrugore.

UFT vazhdon të operojë me sukses duke u rikonfirmuar si lider i shërbimit të trasfertave të parave në vend.

Organizohet aktiviteti i parë i ndarjes së çmimeve të programit të besnikërisë Gold Card! në Razëm.

UFT konsolidon rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union me 290 agjenci në të gjithë vendin.

2009

Rjeti Unionnet – Western Union zgjerohet me 20 agjenci të reja anembanë Shqipërisë.

2008

UFT merr çmimin “Shërbimi i rrjetit” nga ekipi i Evropës Juglindore, për shërbimin në rrjetin e agjencive Unionnet – Western Union . Maj 2008, Dubrovnik, Kroaci.

UFT zgjeron rrjeti me mbi 250 agjenci në të gjithë vendin që ofrojnë ofrojnë shërbime të shpejta dhe të sigurta Western Union®.

2007

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, UFT organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me artikuj shkollorë në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke synuar klientët e transfertave të parave Western Union me Italinë, Greqinë dhe Anglinë .

2005

UFT feston 10-vjetorin e tij në Shqipëri gjatë muajit tetor.

Themelohet “Union of Financial Corners s.a.” (UFC) në Zvicër dhe nënshkruhet marrëveshja e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për shërbimin e transfertave të parave.

Themelohet Union Bank me marrjen e liçencës finale në dhjetor 2005.

2004

Filluan transaksionet në USD me monedhë bazë Euron për shërbimet e pagesave me transfertat Western Union.

Christina Gold, Presidente e Western Union Financial Services Inc. vizitoi Shqipërinë në muajin shtator.

2003

Dega e UFT, Prishtina u bë një subjekt legal i pavarur me emrin “Unioni Financiar Prishtinë”.

2002

UFT organizoi Konferencën II Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri.

2001

UFT organizoi Konferencën I Kombëtare të Agjentëve në Shqipëri.

2000

UFT hapi degën e parë në Kosovë dhe nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. për Kosovën.

1999

UFT nënshkroi marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë me Western Union Financial Services Inc.

UFT mori liçencën për të operuar si një institucion financiar jo-bankar.