 |
| Shqip || English |
|
Home |
 |
|| Telefononi pa pagesë: 0800 44 55 |
|
|
|
|
|
|
|
| |
Quick Pay - Një zgjidhje për pagesat globale
Western Union® Quick PaySM – Tërheqja e pagesave në të gjithë botën.
Shërbimi Western Union® Quick PaySM ju lejon klientëve në të gjithe botën të kryejnë pagesat e mëposhtëme në mënyrë elektronike në kompaninë tuaj.
• Për të paguar faturat tuaja.
• Për të likujduar sa më shpejt detyrimet tuaja.
• Për të kryer pagesa të shpejta të kredive.
• Për të kryer pagesat për abonime.
• Vini re: Kompania juaj duhet të ketë marrëdhënie kontraktuale tregtare me Western Union.
Ky shërbim kryen transfertën e pagesave tuaja në mënyrë elektronike brenda disa minutash, eleminon vonesat si dhe ka komisione më të ulta se çdo lloj trasferte tjetër. Paratë konvertohen automatikisht në monedhën lokale (në ato vende ku është e aplikueshme), kështu që kur ju kryeni një transfertë të tillë, ju e dini se sa është vlera e pagesës tuaj në monedhë të huaj.
Si funksionon:
• Bëni pagesën tuaj me para ne dore në pikën më të afërt të Western Union, plotësoni formularin Quick Pay me ngjyrë blu, paguani një shumë që është fikse dhe merrni faturën.
• Disa minuta më vonë, kompania për të cilën ju dërgoni paratë, merr konfirmimin e pagesës suaj. Western Union i depoziton paratë në mënyrë të drejpërdrejtë në llogarinë bankare të kompanisë, ose kompania e merr pagesën me anën e një çeku që i dërgohet në zyrat e saj.
Për më tepër informacion mbi Western Union® Quick PaySM, vizitoni faqen e internetit: www.payment-solutions.com
Western Union® Quick Cash®
Në qoftë se biznesi juaj ka nevojë që të lëvizë shpejt, përdorni shërbimin Western Union® Quick Cash®.
Ky shërbim transfertash ju mundëson të kryeni pagesa të vetme ose të shumëfishta në të gjithë botën, drejtpërdrejt nga kompjuteri personal i zyrës suaj. Paratë mund të dërgohen në mënyrë virtuale kudo, me anë të mbi 334,000 agjentëve të Western Union me vendndodhje në të gjithë globin. Brenda disa minutave pas kryerjes së transfertës, Marrësi mund të tërheqë pagesën në cash në monedhën e tij lokale pranë Agjencisë ku dëshiron.
Për më shumë informacion mbi Western Union® Quick Cash®, vizitoni faqen e internetit: www.payment-solutions.com
|
|
| |
|
|
 |
 |
| Unioni Financiar Tiranë 2009 |