Shqip || English   Home  
|| Telefononi pa pagesë: 0800 44 55

 

Historiku “Unioni Financiar Tiranë”


13 vjet “Unioni Financiar Tiranë”

 1995 
  • 06 Mars          - UFT themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

  • Qershor         - UFT nënshkruan marrëveshjen me Western Union Financial Services Inc. për ofrimin e shërbimeve Western                            Union Transfertë Parash në Shqipëri.

  • Shtator           - UFT merr nga Banka e Shqipërise Liçensën për të operuar si “Zyrë Këmbimi Valutor”.

  • 23 Tetor          - Në Shqipëri kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.
 1997
  • Shtator           - UFT ofron shërbimin e Western Union Transfertë Parash nëpërmjet agjencisë së saj në qytetin e Korçës.
1999
  • Gusht             - UFT nënshkruan me Western Union Financial Services Inc. marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë.

  • Tetor              - UFT merr licensën për të operuar si institucion financiar, jo-bankë.

  • Dhjetor           - UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke i dhënë aksesin Alba Postës të ofrojë                            shërbimin Western Union Transfertë Parash në të gjithë rrjetin e saj postar.
 2000
  • UFT hap degën e saj në Kosove, të quajtur UFT Dega Kosovë dhe nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. duke autorizuar UFT për ofrimin e shërbimit Western Union Transfertë Parash në Kosovë.
 2001
  • Janar              - UFT organizon konferencën e parë të agjentëve në Shqipëri dhe i hap rrugën krijimit të një tradite.

  • Mars              - UFT dhe Western Union Financial Services Inc. përfundojnë marrveshjen e sponsorizimit duke mbështetur                           Federatën Shqiptare të Futbollit dhe marrin statusin e Sponsorit Zyrtar të skuadrës Kombëtare Shqiptare të                           Futbollit për periudhën 2000-2004.
 2002
  • Shkurt           - UFT organizon Konferencë e dytë të Agjentëve Shqiptarë.

  • Qershor        - UFT nënshkruan marrëveshjen për sponsorizimin e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë të Kupës së Botës të                           vitit 2002, duke siguruar njohje të lartë të markës Western Union.
 2003
  • UFT dega Prishtinë, bëhet e pavarur (UFP) dhe fillon të ofrojë shërbimin e pagesave Western Union Money Transfertë Parash.
 2004
  • Shkurt           - UFT fillon përdorimin e monedhës EURO për transaksionet Western Union Transfertë Parash.

  • Shtator          -  Western Union rinovon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare                            të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2004-2006.
  • Shtator           - Christina Gold, Presidente e Western union Financial Services Inc. viziton Shqiperinë.
 2005
  • Qershor:        - UFT sponsorizon turneun “Portokalli” në Itali, Greqi dhe UK.
  • Qershor:        - UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin për ndërtimin e shkollës së re në                            Zapod.
  • Tetor:             - UFT feston 10 vjetorin e tij në Shqipëri.

 Unioni Financiar Corner (Zvicër)


 2005
  • Maj                 - Unioni Financiar Corner (Zvicër) regjistrohet si shoqëri anonime në Rregjistrin Tregtar të Gjenevës.
  • Qershor        - Unioni Financiar Corner (Zvicër) i jepet statusi ndërmjetës financiar, regjistruar në ARIF (Association Romande                           des Intermediaires Financiers).
  • Tetor             - Unioni  Financiar Corner (Zvicër) nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc.
  • 19 Dhjetor     - Kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.
 2006
  • Western Union rinovon kontraten me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2006-2008.
  • UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin e projektit “E-schools”.
  • 26 Gusht 2006 - UB ofron shërbimin Western Union në gjithë degët e saj.
  • Rrjeti i agjencive WU në Shqipëri arrin në 190.
 2007
  • Gusht            - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Unioni Financiar Tiranë. organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke                          shpërndarë dhurata me mjete shkollore në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Promocioni ju drejtua të gjithë klientëve që                          kryen transferta me shërbimin Western Union me Italinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.
  • Tetor             - Përfundon me sukses projekti i realizuar nga Fondacioni Western Union, Unioni Financiar Tiranë. dhe UNDP Albania                          për ngritjen e laboratorëve kompjuterikë në 5 shkolla publike në Tiranë., Durrës, Elbasan, Vlorë e Shkodër.
  • Western Union vazhdon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
  •  UFT ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM nëpërmjet rrjetit të tij, me mbi 200 agjenci në Shqipëri.
2008

  • Prill                - UFT mbështet financiarisht “Caritas Shqiptar” dhe “Fondin Shqiptar të Zhvillimit“, për ndihmë humanitare dhe sociale                          të  të dëmtuarve nga tragjedia si dhe për rindertimin e zonës së Gërdecit pas tragjedisë të 15 Marsit 2008.

  • Nëntor            - Nëpërmjet investimeve të përbashkëta të “Unionit Financiar Tiranë”, të “Fondacionit Western Union” dhe nën kujdesin                          e NGO ”Kujdes për të gjithë”, u bë i mundur realizimi i një projekti për t’ju siguruar banorëve të Gracen në Elbasan,                          furnizimin me ujë.

  • Western Union vazhdon të jetë sponsor zyrtar “Kombëtares Shqiptare të Futbollit”, duke rinovuar kontratën dhe për periudhën 2008-2010.

  • UFT zgjeron rrjetin me mbi 250 agjenci, duke ofruar shërbimin e shpejtë dhe të sigurtë Western Union® në të gjithë Shqipërinë.
2009
  • Shkurt            - “Unioni Financiar Tiranë” dhuron 15 pemë gështenja “Bashkisë të Tiranës” për gjelbërimin e rrugës “Sami                             Frashëri”, duke mbështetur kështu nismën për zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara në kryeqytet.


 

Unioni Financiar Tiranë 2009 
Kliko per te hyre! Kliko per te hyre! Kliko per te hyre! Western Union