Si të dërgosh para nga një Agjenci e Western Union®
Me shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM ju mund të dërgoni para në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë nga mbi 340,000 Agjenci të Western Union® në të gjithë botën.
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë:
Mjafton që të shkoni në Agjencinë më të afërt që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash”. SHËNIM: Ky shërbim mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjencitë e Western Union®
Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës.
Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
Operatori i Western Union® regjistron në sistem informacionin e dërgesës
Operatori do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit “Dergesë Parash”.
Telefononi Marrësin për t’i dhënë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) si dhe shumën e dërguar.
Kontrolloni statusin e transfertës suaj
Western Union® ju ofron mundësinë të kontrolloni statusin e transfertës suaj. Për të kontrolluar në se transferta juaj është kryer dhe paratë i janë dorëzuar Marrësit, ju mund të përdorni shërbimin on-line Money Transfer Tracking te Western Union®.
Dërgesë Parash me Internet
Western Union ® ju ofron mundësinë të kryeni transfertë parash me anë të internetit.
Shënim: Ky shërbim për momentin është i përdorshëm vetëm në gjuhën angleze.
Shërbimi i transfertës on-line me internet bëhet vetëm për transfertat që dërgohen nga SH.B.A. Në këtë rast, mund të jenë të aplikueshme kufizime të tjera. Për të dërguar para me anë të Internetit klikoni këtu.