Ne vijim te angazhimeve tona për mbështetjen e iniciativave për trajtimin e problematikave sociale në Shqipëri, UFT u bë pjesë e kontributit për viktimat e trafikimit dhe dhunës, me pjesëmarrjen në Koncertin e Bamirësisë “Ende ka jetë”. Koncerti u zhvillua më 31 Janar 2018, në mjediset e Katedrales Ortodokse në Tiranë, me performancat e veçanta nga Aurela Gaçe, Elton Deda, etj. Në event morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Z. Meta dhe politikanë të tjerë.