UFT vijon mbështetjen për sportin shqiptar. Që nga muaji prill, jemi partner ekskluziv i kampiones së atletikës, Luiza Gega e cila mban rekordin kombëtar për garat e mesme dhe të gjata, si dhe disa rekorde të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kampionia e Lojrave Olimpike Evropiane vazhdon përgatitjet për pjesëmarrje në një sërë aktivitetesh ndërkombetare të nivelit të lartë, si: “Diamond League” e Shanghai, Kampionati Botëror në Londër 2017, etj. I urojmë Luizës suksese në këto sfida të reja!